Monument Natyre, Syri i Kaltër

E ka marrë këtë emër sepse forma e tij është ovale e ngjashme me formën e një syri, uji shpërthen nga toka i errët në mes dhe i kaltër anash. Thellësia e tij është tepër e madhe arrin deri në 45 m thellësi. Ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 m nën nivelin e luginës sė Drinos […]

Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli

Bredhi i Hotovës ndodhet në jug të Shqipërisë pak kilometra nga qyteti i Përmetit, dhe mund të cilësohet si mushkëria natyrore e Shqipërisë Jugore. Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të […]

Parku Kombëtar, Butrint

Parku Kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit. Zemra e Parkut Kombëtar është qyteti Antik i Butrintit, ekzistenca e të cilit vazhdoi pa ndërprerje, që prej periudhës së prehistorisë e deri në mesjetë, duke ofruar kështu një shumëllojshmëri kulturash dhe periudhash historike. […]

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një zonë e mbrojtur në zonën bregdetare të Shqipërisë, përbëhet nga ekosisteme komplekse, shumë të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore. Është shpallur edhe si zonë e mbrojtur natyrore për shpendët e ujit, si ligatinë me rëndësi nderkombëtare sipas Konventës së Ramsarit, që nga viti 1995. Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta gjendet 90 […]

Parku Kombëtar Karaburun-Sazan

I vetmi Parku Kombëtar Detar, ai i Karaburun-Sazan është një mrekulli e gjallë e natyrës Shqiptare. Ky park konsiderohet si shtëpia e 36 specieve detare me rëndësi ndërkombëtare mes tyre kemi dhe specie të cilat i përkasin listave të llojeve të rrezikuara. Parku detar Karaburun-Sazan është nga zonat më të bukura në Adriatik dhe Jon. […]

Parku Kombëtar, Llogara

Parku Kombëtar i Llogarasë gjendet në juglindje të qytetit të Orikumit dhe 37 km larg qytetit të Vlorës. Ai përmbledh një sipërfaqe prej 1,010 ha. Ajri i freskët e i shëndetshëm, pamja e mrekullueshme e drurëve halorë,fshati turistik dhe ujët e ftohtë që burojnë nga brendësia e maleve i japin këtij parku vlera turistike e […]

Parku Kombëtar Lurë-Mali i Dejes

Parkun Kombëtar “Lurë–Mali i Dejës”, me një sipërfaqe 20 242,78 (njëzet mijë e dyqind e dyzet e dy presje shtatëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës dhe kufijve të paraqitur në tabelën e koordinatave, përkatësisht, në shtojcat 1 e 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi. 2. Zona e zgjerimit të parkut përfshin sipërfaqe me tokë pyjore, […]

Parku Kombëtar, Mali i Dajtit

Parku Kombëtar i Dajtit është vendosur 26 km në lindje të Tiranës. Ai zë një sipërfaqe prej 3,300 ha të rrafshnaltës së Dajtit. Ky park tërheq shumë vizitorë dhe është një vend i përshtatshëm për piknik familjar, sporte, lojëra si dhe aktivitete të tjera interesante. Parku i Dajtit ka një florë dhe faunë mjaft të […]

Parku Kombëtar, Tomorr

Mali i Tomorrit është një mal i veçantë e mbresëlënës të cilin mund ta vizitoni në çdo periudhë të vitit. Që nga larg ky mal të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore, bukuritë e të cilit janë evidente në çdo stinë. Ku park kombëtar ndodhet në Lindje të qytetit të Beratit dhe në Veriperëndim të […]

Parku Kombëtar Valbonë

Lugina e Valbones shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës. Ka statusin e Parkut Nacional dhe shtrihet ne nje siperfaqe prej 8.000 hektarësh. Natyra e këtij parku është e pasur me varitete të përshtatshme për turizëm, peshkim e alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella nga të cilat dallohet […]

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM