Lugina e Valbones shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës. Ka statusin e Parkut Nacional dhe shtrihet ne nje siperfaqe prej 8.000 hektarësh. Natyra e këtij parku është e pasur me varitete të përshtatshme për turizëm, peshkim e alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë. Nën ujëvarën e pragut të Valbonës, ujërat e këtyre burimeve zhduken nën zhavorre deri në hyrje të Rragamit. Ka toka të murrme pyjore mes lartësive 500-1200 metra, pastaj vijnë tokat e kadifenjta që shtrihen në shpatin e majtë të kësaj lugine nga Mbaskollata dhe deri në Shoshan në lartësinë 400-900 metra.