Parku Kombëtar Prespë

Në pjesën shqiptare të liqenit ndodhet dhe ishulli piktoresk i gjarpërinjve, Maligradi i cili me rrënojat e një bazilike të vjetër (shek XIV) shfaq peizazhin marramendës. Parku Kombëtar i Prespës ndodhet në Qarkun e Korçës dhe ka një sipërfaqe prej 27.500 HA, duke përbërë në këtë mënyrë edhe Parkun Kombëtar më të madh të Shqipërisë.

Është i rrethuar prej maleve të larta. Liqenet e Prespës së Madhe dhe të vogël shtrihen në pjesën e tokës ku bashkohen tre shtete: Shqipëria, ish republika e Maqedonisë dhe Greqia. Ky park ndërkufitar përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël si dhe pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë është mjaft e pasur me vlera kulturore. Këtu mund të përmendim kishat eremitë të Bizantit, Shpellën e Trenit në liqenin e Prespës së Vogël, kalaja e Trojanit, kisha e Shën Mërisë ndërtuar në ishullin e Maligradit në shek e 14-të.

Liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël janë përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të kryeministrave të të dy vendeve. Ato kanë një pasuri natyrore të pazbuluar. Liqenet e Prespës me një sipërfaqe prej 49.5 km2 (në territorin shqiptar) kanë prejardhje tektonike, karstike. Thellësia e tyre arrin në 54 m. Brigjet e liqeneve janë pjesërisht shkëmbore, të lartë dhe të ulët me plazhe ranore. Ujërat e Liqenit të Prespës së Madhe janë të shumta e të tejdukshme. Gjendet një lidhje nën ujore midis Liqeneve të Prespës dhe Liqenit të Ohrit. Zonë e peizazheve mjaft tërheqëse dhe me potenciale për zhvillimin e ekoturizmit, ku vlerat natyrore gërshetohen me vlerat tradicionale, kulturore e historike.

Brenda zonës ndodhen dhe mjaft zona me vlerë arkeologjike dhe biospeleologjike, në mënyrë të veçantë për lakuriqët e natës. Kjo zonë është mjaft e pasur me vlera kulturore. Në pjesën shqiptare të liqenit ndodhet dhe ishulli piktoresk i gjarpërinjve, Maligradi i cili me rrënojat e një bazilike të vjetër (shek XIV) shfaq peizazhin marramendës.

https://prespanationalpark.gov.al/

Prespa PK Pasaporta

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM