Dita Botërore e Mbrojtjes së Natyrës

Dita Botërore e Ruajtjes së Natyrës, na rikujton më 28 korrik të çdo viti, se një shoqëri është e shëndetshme dhe e qëndrueshme, kur mjedisi në të cilin ajo jeton dhe punon është i shëndetshëm. Kjo datë shërben për të informuar komunitetet në mbarë botën, ndërgjegjësuar për rëndësinë e tokës, ujit dhe ajrit. Shkencëtarë dhe […]

Shebeniku kremton 15-të vite “Park Kombëtar”

“Lëndina e Kaprollit” u mbush nga prania e shumë pjesëmarrësve dhe turistëve të huaj, të cilët patën mundësinë të njiheshin nga afër me kulturën, traditat, destinacionet e parkut si dhe sportet e ndryshme, që mund të zhvillohen në natyrë. Parku Kombëtar “Shebenik” është një nga zonat më të bukura malore, në lindje të Shqipërisë. Një […]

Realizohet Censusi i Dallëndyshes së detit faqebardhë, në Liqenin e Shkodrës

Është zhvilluar Censusi i Dallëndyshes së detit faqebardhë (Chlidonias hybrida), në brigjet e Rezervatit Natyror të Menaxhuar “Liqeni i Shkodrës”, konkretisht në vendet e quajtura Shegan, Flakë, Kamicë, Bregu i Rërës. Censusi zhvillohet për të katërtin vit radhazi dhe nga viti në vit ka rritje të numrit të individëve të regjistruar. Për këtë vit kemi […]

Nga informimi drejt veprimeve kundër shkretëtirëzimit dhe thatësirës

E shpallur dhe miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1994, Konventa për Luftën kundër Shkretëtirëzimit, është marrëveshja ndërkombëtare për mjedisin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tokës. Shqipëria e ka ratifikuar Konventën në vitin 2000. Dita në të cilën kremtohet çdo vit lufta kundër shkretëtirëzimit dhe thatësirës, është data 17 qershor. […]

Rrëqebulli i Ballkanit, thesari i Shqipërisë

Rrëqebulli (Lynx lynx), kafsha vetmitare në rajonin e Ballkanit është një specie e rrezikuar, e cila prej vitit 2017 monitorohet përmes kamerave kurth, si dhe vëzhgohet përmes gjurmëve e qimeve në ato Zona të Mbrojtura ku jeton. Në rajon numërohen rreth 50 individ rrëqebujsh, nga ku 7-10 prej tyre gjenden në Shqipëri. Numri jo i […]

Realizohet ”Censusi i Pelikanëve” për vitin 2023

Është zhvilluar “Censusi i Pelikanëve” në 7 Drejtoritë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim edhe me ekspertë ornitologë, organizata mjedisore, shoqëri civile, si edhe vullnetarë të shumtë. Procesi i numërimit kryhet në vendet e paracaktuara për këtë qëllim. Censusi i pelikanëve në Shqipëri është realizur për herë të parë në vitin 2020, në formën […]

Biodiversiteti i Shqipërisë

Peizazhet e larmishme, pozicioni gjeografik, relievi dhe klima e favorshme, janë faktor kyç në krijimin e habitateve dhe kushteve të përshtatshme për zhvillimin dhe pasurimin e florës dhe faunës, në territorin e Shqipërisë.     Ndajmë me ju disa të dhëna mjaft të rëndësishme mbi biodiversitetin në Shqipëri.  

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM