Muaji dhjetor nis me fushatën tonë të përvitshme të pyllëzimit.
Në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”, stafi i AdZM Fier së bashku me nxënësit e Tirana International School bëri të mundur mbjelljen e fidanëve pishë mesdhetare. 2024 do të jetë “Viti i Pyjeve”, pasurisë më të çmuar të zonave të mbrojtura, për të cilat do të ndërmarrim në vazhdim një sërë nismash dhe aktivitetesh. Së shpejti do të jemi në Pishë Poro, aty ku na pret një punë intenstive dhe, ku ndihma e secilit prej jush, përbën vlerë për zonën.