Shpëtohet një ari i murrmë në fshatin Çezme në zonën e Mokrës, Pogradec

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Korçë ka shkuar menjëherë në vendngjarje ditën e djeshme, të sinjalizuar nga një banor në fshatin Çezme në zonën e Mokrës, në Pogradec, mbi një Ari të murrmë (Ursus arctos) të ngecur në një kurth.
AdZM Korçë morri të gjitha masat e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë. U njoftuan gjithashtu profesionistë të specializuar për raste të kësaj natyre.
Procesi i shpëtimit dhe monitorimit të ariut vijoi edhe sot, ku AdZM Korçë së bashku me policinë e shtetit, specialistë nga PPNEA dhe Callisto Grece (organizatë mjedisore greke) bënë të mundur lirimin e ariut, si dhe vendosjen e një GPS në trupin e tij për të monitoruar lëvizjet edhe në ditët në vijim.
Ju falënderojmë të gjithëve për gadishmërinë dhe bashkëpunimin.
Previous Edukimi Mjedisor – Tetor 2023

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM