MBAHET KOMITETI I MENAXHIMIT TË ZONAVE TË MBROJTURA MJEDISORE FIER

Është mbajtur sot Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Fier, në prezencë të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, Prefektit të Qarkut Fier z. Arben Velo, institucione vendore, Bashkia Fier, Bashkia Divjakë, bashkëpunëtorë, organizata etj.
Përgjatë komitetit ndamë problematikat dhe arritjet e përftuara në menaxhimin e qendrueshëm të zonave të mbrojtura në këtë qark, si edhe në mirëmenaxhimin e numrit të lartë të turistevë që pritet të frekuentojnë Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta” përgjatë sezonit veror.
Prezantuam procesin e shpalljes së Vjosës Rezervat të Biosferës. Përfshirja e Vjosës në pasuritë botërore do të vijë përmes programit “Njeriu dhe Biosfera”. Një program global që synon të krijojë një bazë shkencore për të përmirësuar marrëdhëniet midis njerëzve dhe natyrës ku jetojnë, për zhvillimin e qëndrueshëm që mbron mjedisin.
Gjithashtu, prezantuam edhe risitë që sjell amendimi i Ligjit për zonat e mbrojtura, si dhe detyrimet që lindin në zbatim të tij. Prioritet yni në muajt në vijim është koordinimi dhe konsultimi me aktorët vendorë për rishikimin e elementëve tekniko-formalë të çdo vendimi shpalljeje të zonave të mbrojtura.
Previous Mbahet në Tiranë konferenca “Parku Kombëtar i Lumit Vjosa-Projekti VjoSusDev”

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM