Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura organizon konsultimin publik mbi:
1. Prezantimin e “Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa”;
2. Programi “Njeriu dhe biosfera” | UNESCO.
1. Plani i Integruar i Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa, u hartua nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe shoqëria Patagonia në bashkëpunim me IUCN.
Plani i Integruar i Menaxhimit është dokumenti bazë për ruajtjen dhe zhvillimin e zonës së mbrojtur dhe zbatohet nga administrata e zonave të mbrojtura. Ky plan është hartuar bazuar në ligjin Nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar me Ligjin Nr. 21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, si dhe i ndyshuar sipas Urdhrit të Ministrit Nr. 148, date 21.02.2013 “Për Miratimin e strukturës së standartizuar të Planit të Menaxhimit të zonës së Mbrojtur Mjedisore” dhe ka një vlefshmëri 10-vjeçare.
Plani i integruar është i përbërë nga gjashtë kapituj të renditur si më poshtë, të cilët do të prezantohen dhe trajtohen përgjatë konsultimit publik me grupet e interesit në tre qarqe (Fier, Vlorë, Gjirokastër):
A. Plani i Menaxhimit
B. Zonimi i zonës së mbrojtur
C. Studimi Ekologjik
D. Analiza Socio-Ekonomike
E. Plani Financiar
F. Masterplani i Turizmit
2. Njeriu dhe biosfera | UNESCO, Lumi Vjosa Park Kombëtar, “Prezantimi i procesit të shpalljes së Vjosës Rezervë të Biosferës”.
Pas më shumë se një viti nga shpallja e Vjosës Park Kombëtar, vlerat dhe rëndësia e saj, sjellin në vëmendje një mundësi tjetër të njohjes së Vjosës në nivel botëror. Stafi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ka filluar punën për përgatitjen e dosjes së aplikimit të Vjosës, tanimë në kategorinë Rezervë Biosfere, pjesë e programit “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s.
Përmes qasjes së forcimit të ndërveprimit të qëndrueshëm midis komuniteteve dhe mjedisit, procesi synon ti japë një orientim zhvillimit Luginës së Vjosës. Një rezervë biosfere, duhet të përfaqësojë cilësitë biogjeografike të zonës dhe rëndësinë për biodiversitetin. Për këtë qëllim, në kushtet ku është e rëndësishme që zona të ketë një strukturë të qëndrueshme qeverisëse dhe një plan menaxhimi të mirëfilltë për të ruajtur natyrën, zhvilluar ekonominë dhe mbështetur komunitetet lokale, dëgjesat për këtë projekt do të vijojnë në muajt në vijim.
Sugjerimet dhe komentet e pjesëmarrësve mbi “Planin e Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa” dhe procesit të shpalljes së Vjosës Rezervë të Biosferës, UNESCO janë të mirëpritura gjatë konsultimeve publike që do të organizohen sipas kalendarit të mëposhtëm:
22.05.2024, ora 10:00, Prefektura Fier
22.05.2024, ora 12:30, Pallati i Kulturës, Vlorë
23.05.2024, ora 11:00, Prefektura Gjirokastër
Chapter A. Management Plan
Chapter B. Zoning of the Protected Area
Chapter C. Ecological Study
Chapter D. Socio-Economic Analysis
Chapter E. Financial Plan
Chapter F. Tourism Masterplan
Annex 1 A3 VWRNP Zonation
Annex 2 A4 Atlas 25k VWRNP Landscape Features
Annex 3 A4 Atlas 25k VWRNP parcels
Annex 4 Parcels Municipalities
Annex 5 A3 Impact Activities
Annex 6 A4 Atlas 25k VWRNP Impact Activities
VWRNP Stakeholder Consultation Final Report
Vjosa Man and Biosphere UNESCO
Kapitulli A Plani i Menaxhimit te Zones se Mbrojtur
Kapitulli B. Zonimi i Zones se Mbrojtur
Kapitulli C. Studimi Ekologjik
Kapitulli D Analiza Socio Ekonomike
Kapitulli E. Plani i Biznesit
Kapitulli F. Masterplani per Turizmin
Aneks 1 Objektivat Strategjike
Konsultimi me Palet e Interesit