Realizohet Censusi i Dallëndyshes së detit faqebardhë, në Liqenin e Shkodrës

Është zhvilluar Censusi i Dallëndyshes së detit faqebardhë (Chlidonias hybrida), në brigjet e Rezervatit Natyror të Menaxhuar “Liqeni i Shkodrës”, konkretisht në vendet e quajtura Shegan, Flakë, Kamicë, Bregu i Rërës. Censusi zhvillohet për të katërtin vit radhazi dhe nga viti në vit ka rritje të numrit të individëve të regjistruar. Për këtë vit kemi […]

Nga informimi drejt veprimeve kundër shkretëtirëzimit dhe thatësirës

E shpallur dhe miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1994, Konventa për Luftën kundër Shkretëtirëzimit, është marrëveshja ndërkombëtare për mjedisin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tokës. Shqipëria e ka ratifikuar Konventën në vitin 2000. Dita në të cilën kremtohet çdo vit lufta kundër shkretëtirëzimit dhe thatësirës, është data 17 qershor. […]

Rrëqebulli i Ballkanit, thesari i Shqipërisë

Rrëqebulli (Lynx lynx), kafsha vetmitare në rajonin e Ballkanit është një specie e rrezikuar, e cila prej vitit 2017 monitorohet përmes kamerave kurth, si dhe vëzhgohet përmes gjurmëve e qimeve në ato Zona të Mbrojtura ku jeton. Në rajon numërohen rreth 50 individ rrëqebujsh, nga ku 7-10 prej tyre gjenden në Shqipëri. Numri jo i […]

Realizohet ”Censusi i Pelikanëve” për vitin 2023

Është zhvilluar “Censusi i Pelikanëve” në 7 Drejtoritë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim edhe me ekspertë ornitologë, organizata mjedisore, shoqëri civile, si edhe vullnetarë të shumtë. Procesi i numërimit kryhet në vendet e paracaktuara për këtë qëllim. Censusi i pelikanëve në Shqipëri është realizur për herë të parë në vitin 2020, në formën […]

Biodiversiteti i Shqipërisë

Peizazhet e larmishme, pozicioni gjeografik, relievi dhe klima e favorshme, janë faktor kyç në krijimin e habitateve dhe kushteve të përshtatshme për zhvillimin dhe pasurimin e florës dhe faunës, në territorin e Shqipërisë.     Ndajmë me ju disa të dhëna mjaft të rëndësishme mbi biodiversitetin në Shqipëri.  

Shqipëria shpallet shteti i gjelbër për muajin mars, sipas gjigandit mediatik Euronews International

Shqipëria shpallet shteti i gjelbër për muajin mars, sipas gjigandit mediatik Euronews International, i cili i dedikon këtë artikull të gjitha nismave të guximshme që qeveria jonë ka çuar përpara me pasion e këmbëngulje; që nga vendimi i fundit i shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe, zgjerimi i sipërfaqes së zonave të […]

Monitorimit të Cilësisë Së Ujërave i shtohen edhe 4 stacione në Lagunën e Karavastasë

Aktivitetit të monitorimit të cilësisë së ujit i shtohen edhe 4 stacione në Lagunën e Karavastasë. Monitorimi i cilësisë së ujit, i pilotuar me mbështetjen e UNDP, do të vijojë të zbatohet nga AdZM Fier në zonat ku edhe presionet antropologjike janë më të theksuara. Programi i monitorimit është iniciuar në kuadër të projektit “Përmirësimi […]

Shpallet “Park Kombëtar” Lumi Vjosa, mbretëresha e lumenjve evropianë

Vjosa u shpall i pari Park Kombëtar i një lumi të egërnë Europë në një ceremoni që finalizoi punën e përbashkët dhe disavjeçare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me Patagonia, IUCN, organizatat mjedisore dhe shumë aktorë të tjerë të shoqërisë. Lumit Vjosa-Aoös, nga burimi i tij deri te derdhja në det, duke përfshirë edhe […]

AdZM Vlorë dhe Qendra e Peshkimit Oriku i vijnë në ndihmë “Breshkës së gjelbërt”

AdZM Vlorë në bashkëpunim me qendrën e Peshkimit Oriku, është kujdesur për një prej specieve detare mjaft interesante të ujerave Adriatik dhe Jonian, breshkën e gjelbër, “Chelonia mydas”. Pas sinjalizimit të marrë nga peshkatarët, specialistët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për rehabilitimin e saj dhe më tej lënien e lirë në mjediset detare.      

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM