AdZM Vlorë në bashkëpunim me qendrën e Peshkimit Oriku, është kujdesur për një prej specieve detare mjaft interesante të ujerave Adriatik dhe Jonian, breshkën e gjelbër, “Chelonia mydas”. Pas sinjalizimit të marrë nga peshkatarët, specialistët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për rehabilitimin e saj dhe më tej lënien e lirë në mjediset detare.