Kualifikimi i vazhdueshëm i specialistëve, mbi menaxhimin e Qendrës së parë të Rehabilitimit të Breshkave të Detit, është një ndër prioritetet e AKZM, për këtë arsye në qytetin e Vlorës u zhvilluan një sërë trajnimesh informuese dhe përgatitore, me stafin e AdZM Vlorë dhe me një grupi veterinerësh vullnetarë.
Stafi i AdZM Vlorë u informua lidhur me mënyrat e monitorimit dhe njohjen e biologjisë dhe ekologjisë së breshkave të detit si dhe mbi menaxhimin e procesit të rehabilitimit të breshkave të detit. Gjithashtu, grupi i veterinerëve u njoh me mënyrat e organizimit të punës dhe ndihmën e shpejt që duhet dhënë në raste të prezencës së një breshke detare të dëmtuar.