Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në zbatim të Ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e Mbrojtura”, Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, VKM-së nr. 102, datë 04.02.2015 “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura e të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura”, të Urdhrit të Kryeministrit Nr.188, datë 15.11.2022 “Disa ndryshime në urdhërin nr. 26, datë 03.02.2020, të Kryeministrit “Për miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura”, shpall 8 (tetë) vende të lira pune, në Administratën e Zonave të Mbrojtura (Shkodër, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Kukës, Fier, Elbasan), për pozicionet si më poshtë:
- Thirrje për aplikim AdZM Elbasan
- Thirrje për aplikim AdZM Fier
- Thirrje për aplikim AdZM Kukës
- Thirrje për aplikim AdZM Vlorë
- Thirrje për aplikim Përgjegjës Monitorimi Korçë
- Thirrje për aplikim Specialist Menaxhimi Berat
- Thirrje për aplikim Specialist Menaxhimi Durrës
- Thirrje për aplikim Specialist Monitorimi Shkodër
Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës 31.03.2023, ora 14:00, në adresën si në vijim: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë, Shqipëri
- Formulari i përshkrimit të punës Përgjegjës Sektori Menaxhimi
- Formulari i përshkrimit të punës Përgjegjës Sektori Monitorimi
- Formulari i përshkrimit të punës Drejtori i Administratës Zonave të Mbrojtura Vlorë
- Formulari i përshkrimit të punës Specialist i Sektorit të Menaxhimit
- Formulari i përshkrimit të punës Roje Mjedisore