Mbledhja e Tretë e Komitetit të Përbashkët Koordinues (KPK)

Në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura u zhvillua mbledhja e tretë e Komitetit të Përbashkët Koordinues (KPK) të “Projektit për Ndërtimin e Kapaciteteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Bazuar në Ekosistem në Parkun Kombëtar “Divjakë Karavasta”. Ekspertët japonez të JICA dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura morën në shqyrtim arritjet e […]

Seminari Kombëtar i projektit për Ndërtimin e Kapaciteteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Bazuar në Ekosistem në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”

Është mbajtur në Tiranë Seminari Kombëtar i projektit Japonez JICA ‘‘Përpjekjet dhe progresi i menaxhimit të bazuar në ekosistem në Parkun Kombëtar “Divjakë – Karavasta’’. Gjatë seminarit u prezantuan arritjet e projektit, progresi dhe përvoja e përftuar, përpara një auditori me rreth 80 pjesëmarrës, përfaqësues nga rrjeti kombëtar i zonave të mbrojtura, përfaqësues nga institucionet […]

AKZM bëhet pjesë e Samitit të Parë Ndërkombëtar të Zonave të Mbrojtura, në Gjeorgji

Po mbahet në Gjeorgji, Samiti i Parë Ndërkombëtar i Zonave të Mbrojtura, me pjesëmarrjen e rreth 20 shteteve nga e gjithë bota. Samiti i parë Ndërkombëtar i Zonave të Mbrojtura është takimi i parë, që i dedikohet zonave të mbrojtura dhe organizohet nga Fondacioni Global Conservation. Shqipëria është pjesë e këtij takimi, në të cilin […]

Aksione pastrimi në territoret e Zonave të Mbrojtura

Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura çdo muaj ndërmarrin aksione pastrimi në territoret e Zonave të Mbrojtura, duke u kujdesur dhe ndërgjegjësuar komunitet lokale dhe turistët e shumë, mbi rëndësinë e depozitimit të mbetjeve në vendet e duhura dhe jo në natyrë. Të gjithë së bashku duhet të kujdesemi dhe të kontribuojmë për një mjedis […]

Analiza METT për Parkun Kombëtar të Prespës dhe Peizazhin e Mbrojtur ujor/tokësor Liqeni i Pogradecit

Ditën e djeshme, në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura znj. Daniel Pirushi, Prefektit të Qarkut Korçë, z. Nertil Jole dhe përfaqësuesve nga PONT, AdZM Korçë, organizata mjedisore që punojnë në territorin e zonës së mbrojtur, u përmbyll Analiza METT për Parkun Kombëtar të Prespës dhe Peizazhin e Mbrojtur ujor/tokësor Liqeni […]

Ministrja Kumbaro merr pjesë në aktivitetin e mbajtur në Riad, dedikuar ditës botërore të turizmit

Në kaudër të Ditës Botërore të Turizmit, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro Furxhi, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë ministror dhe liderëve botërorë të sektorit të turizmit, të mbajtur në Riad, Arabi Saudite. Ministrja Kumbaro njoftoi se Shqipëria pranverën e ardhshme do të jetë organizatore e Konventës Ndërkombëtare të Turizmit […]

Aktivitete në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit

Dita Botërore të Turizmit e gjen këtë vit Shqipërinë në vitin e artë të saj, me sezonin që ende vazhdon për turistë të shumtë, të cilët kanë zgjedhur të eksplorojnë asetet natyrore dhe kulturore të vendit. Në kuadër të kësaj dite, specialistët e AdZM Lezhë, Elbasan, Shkodër, Korçë etj, kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese […]

Konsultime me partnerë mbi Analizën METT 2023, të Parkut Kombëtar Shebenik

Në mjediset e AdZM Elbasan u zhvillua takimi i dytë, në kuadër të Analizës METT për vitin 2023, mbi Parkun Kombëtar “Shebenik”. Faza e dytë e konsultimeve mbi këtë park, u realizua nëpërmjet një takimi me partnerë dhe bashkëpunëtorë, përfaqësues nga Bashkia Përrenjas, Bashkia Librazhd, Drejtoritë e Pyjeve pranë Bashkive, organizata lokale si edhe përfaqësues […]

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM