Është zhvilluar në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura takimi i parë me ekspertët që do të hartojnë Planin e Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Mali i Dajtit”. Plani i Menaxhimit është dokumenti bazë për ruajtjen dhe zhvillimin e zonës.
Takimi u drejtua nga znj. Daniel Pirushi, Drejtor i Përgjitshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonav e të Mbrojtura, e cila theksoi rëndësinë e hartimit të planeve të menaxhimit dhe të vetë procesit të shkrimit të tij.
Gjatë takimit u diskutua me ekspertët e fushave të ndryshme lidhur me strukturën dhe komponentët kyç të dokumentit, rëndësinë e reflektimit të vizionit dhe mendimeve të të gjithë aktorëve dhe palëve të interesua në këtë proces, si dhe kalendari i vijimit të punës.