Zhvillohet në Shqipëri Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujor 2023

Në datat 14-15 Janar 2023 është zhvilluar në Shqipëri si edhe në 142 vende të botës, Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujor. Mbështetur në Konventat Ndërkombëtare dhe legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e faunës së egër, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura prej vitesh është përfshirë në realizimin e këtij censusi.

Rreth 97 ekspertë nga 12 drejtoritë rajonale të zonave të mbrojtura u bënë pjesë e procesit të numërimit, në bashkëpunim të ngushtë edhe me ekspertë, ornitologë, biologë, shoqata mjedisore, OJF, student, vullnetarë etj.

Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë, është një nga format më cilësore mbi monitorimin e shpendëve. Ai jep informacion thelbësor, i cili kontribuonë në mbrojtjen dhe konservimin e shpendëve ujorë dhe të habitateve ligatinore ku ata jetojnë.

Censusi i shpendëve dimërues i realizuar në Shqipëri përgjatë vitit 2022, bëri të mundur numërimin e 138.494 individëve, ku u identifikuan rreth 64 lloje, në 33 zona.

Previous “CARE4BlueSea” një tjetër projekt madhor me impakt në pastërtinë e lumit Vjosa

NA NDIQNI

Facebook: AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

Telefono:
E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane

Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM