Janë zhvilluar disa takime mbi analizën METT për vitin 2022, mbi Parkun Kombëtar Shebenik, Parkun Kombëtar të Alpeve, Parkun Natyror Korab-Koritnik, Peizazhin e Mbrojtur Tokësor Ujor Pogradec dhe mbi Parkun Kombëtar të Prespës.
Analiza shërben për të gjurmuar progresin e bërë në menaxhimin e zonës së mbrojtur vit pas viti, si edhe për të identifikuar apo rikonfirmuar prioritetet mbi përmirësimin e menaxhimit të zonës së mbrojtur.