Tryeza e gjelbër e datës 13 qershor 2024, ishte takimi i radhës i dedikuar programit “Njeriu dhe biosfera – Vjosa në UNESCO”. Përfaqësues institucionesh vendore dhe të varësisë janë mbledhur pranë mjediseve të “Shtëpia e Evropës” për t’u bërë pjesë e diskutimit të programit për futjen e Vjosës në UNESCO.
Programi është paraqitur nga znj. Daniel Pirushi, Drejtor i Agjencia Kombëtare Zonat e Mbrojtura dhe grupi i punës pranë kësaj agjencie, i cili është proces teknik që kalon në disa faza. Procesi është në rrugën e tij, i cili ka përfshirë institucione në nivel qendror e vendor, ekspertë dhe komunitete, pasi ky i fundit është edhe përfituesi direkt pas marrjes së statusit UNESCO.
Lumi Vjosa pas statusit park kombëtar, në të ardhmen do të ketë edhe një status, atë të rezervës së biosferës, statute që përcaktojnë të gjitha veprimtaritë e lejuara sipas zonimit të zonës, në harmoni me natyrën dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe në përputhje me plani e integruar të menaxhimit, i cili është prezantuar përgjatë dëgjesave të organizuara nga MTM dhe AKZM. Takimet për programin “Njeriu dhe biosfera” do të vijojnë me grupet teknike lokale.