Vijon puna për përgatitjen e dosjes aplikuese për përfshirjen e Luginës së Vjosës në programin “Njeriu dhe Biosfera” së bashku me ekspertë të UNESCO-s

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, mirëpriti në një takim mjaft të frytshëm z. Petr Čupa, ekspert për menaxhimin e Rezervave Biosferë UNESCO.

Takimi kishte në fokus të tij procesin e punës së ndërmarrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për përgatitjen e dosjes mbi përfshirjen e Luginës së Vjosës në programin “Njeriu dhe Biosfera” pjesë e UNESCO-s.

Së bashku me z.Čupa ndamë eksperiencat e përbashkëta, diskutuam mbi hapat që duhet të ndjekim në plotësimin e dosjes së aplikimit.

Previous Thirrje për ekspertë mbi realizimin e disa studimeve në territorin e Zonave të Mbrojtura

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM