Thirrje për ekspertë mbi realizimin e disa studimeve në territorin e Zonave të Mbrojtura

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, përmes Grantit PONT është duke ndjekur planin operacional të dakordësuar për disa prej zonave të mbrojtur, duke u angazhuar në monitorimin dhe ruajtjen e specieve treguese si një komponent kyç i menaxhimit të përgjithshëm të zonave të mbrojtura së bashku me habitatet kryesore. Për të siguruar efektivitetin e përpjekjeve tona në këtë proces, ne po kërkojmë ekspertë me përvojë për të kryer studime në lidhje me:

– Protokollin e monitorimit për qukapikun në Parkun Kombëtar të Prespës;
– Shpërndarjen e Rupicapra rupicapra në Parkun Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë;
-Protokollin e Monitorimit për Salmo letnica në Peizazhin e Mbrojtur Ujor / Tokësor të Liqenit të Pogradecit;
-Protokollin e Monitorimit për Pyjet me Dushk dhe Bush në Peizazhin e Mbrojtur Ujor / Tokësor të Liqenit të Pogradecit;
-Protokollin e Monitorimit për Pyjet me Gështenja në Peizazhin e Mbrojtur Ujor / Tokësor të Liqenit të Pogradecit;
-“Raport mbi statusin e bimëve medicinale në Parkun Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë;
-Krijimi i programit të quajtur “Ditët e shkencës në park” për Parkun Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV deri më 7 korrik 2024 në adresën info@akzm.gov.al

2.2_Termat e Referencës_AANP
2.2_Terms of Reference_PNP
2.3_Terms of Reference_Pogradec_ATPLPL
2.5_Terms of Reference_Pogradec _ATPLPL
2.6_Terms of Reference_Pogradec_ATPLPL
3.1_Termat e Referencës_AANP
4.1_Terms of Reference_Alps_AANP

Previous Konsultim Publik mbi Hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit për Liqenin e Shkodrës

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM