Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura organizoi në qytetin e Shkodrës konsultimin publik “Procesi për hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Rezervatit Natyror të Menaxhuar “Liqeni i Shkodrës”. Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Pirushi prezantoi nisjen e këtij procesi shumë të rëndësishëm për Liqenin e Shkodrës, siç është dokumenti “Plani i integruar i menaxhimit”.
Ky dokument në ndryshim nga plani i mëparshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtarë, do të përfshijë si pjesë integrale në tërësinë e tij gjashtë studime të hollësishme. Në konsultimin publik morën pjesë institucione lokale, organizata mjedisore, biznese dhe ekspertë.