VENDIM Nr. 60, datë 26.1.2022 PËR SHPALLJEN E EKOSISTEMEVE NATYRORE REZERVAT NATYROR I MENAXHUAR/PARK NATYROR (KATEGORIA IV), SI DHE MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT E TË SIPËRFAQEVE EKZISTUESE TË ZONAVE TË MBROJTURA MJEDISORE, QË I PËRKASIN KËSAJ KATEGORIE

VENDIM
Nr. 60, datë 26.1.2022
PËR SHPALLJEN E EKOSISTEMEVE NATYRORE REZERVAT NATYROR I
MENAXHUAR/PARK NATYROR (KATEGORIA IV), SI DHE MIRATIMIN E
NDRYSHIMIT TË STATUSIT E TË SIPËRFAQEVE EKZISTUESE TË ZONAVE
TË MBROJTURA MJEDISORE, QË I PËRKASIN KËSAJ KATEGORIE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 35 e 36, të ligjit nr. 81/2017,
“Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Bredhi i
Sotirës”, nga “monument natyror” (kategoria III e zonave të mbrojtura) në “park natyror”
(kategoria IV e zonave të mbrojtura), me sipërfaqe nga 1 740 (një mijë e shtatëqind e dyzet) ha
në 4 927.67 (katër mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë pikë gjashtëdhjetë e shtatë) ha, sipas aneksit
nr. 1, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i
bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Miratimin e ndryshimit në sipërfaqe të ekosistemit natyror “Korab–Koritnik”, shpallur me
status “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 55 550.2 (pesëdhjetë e pesë mijë
e pesëqind e pesëdhjetë pikë dy) ha në 53 850.00 (pesëdhjetë e tre mijë e tetëqind e pesëdhjetë)
ha, sipas aneksit nr. 2, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën
2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Liqeni i Ulzës”,
nga “park natyror bashkiak” (kategoria IV/1) në “park natyror” (kategoria IV e zonave të
mbrojtura), me sipërfaqe nga 4 206 (katër mijë e dyqind e gjashtë) ha në 4 205.15 (katër mijë e
dyqind e pesë pikë pesëmbëdhjetë) ha, sipas aneksit nr. 3, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe
tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e
tij.
4. Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Mali me Gropa–
Bizë–Martanesh” nga “peizazh i mbrojtur” (kategoria V e zonave të mbrojtura) në “park
natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), me sipërfaqe nga 25 266.4 (njëzet e pesë mijë e
dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë pikë katër) ha në 26 043.34 (njëzet e gjashtë mijë e dyzet e tre
pikë tridhjetë e katër) ha, sipas aneksit nr. 4, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e
koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
5. Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Qafështamë”
nga “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura) në “park natyror” (kategoria IV e
zonave të mbrojtura), me sipërfaqe nga 2 000 (dy mijë) ha në 6 864.36 (gjashtë mijë e tetëqind e
gjashtëdhjetë e katër pikë tridhjetë e gjashtë) ha, sipas aneksit nr. 5, i cili përmban hartën në
shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është
pjesë përbërëse e tij.
6. Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Syri i Kaltër”
nga “monument natyror” (kategoria III e zonave të mbrojtura) në “park natyror” (kategoria IV e
zonave të mbrojtura), me sipërfaqe nga 180 (njëqind e tetëdhjetë) ha në 293.30 (dyqind e
nëntëdhjetë e tre pikë tridhjetë) ha, sipas aneksit nr. 6, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe
tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e
tij.
7. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Zagori”, shpallur “park
natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 24 590 (njëzet e katër mijë e pesëqind e
nëntëdhjetë) ha në 24 607.63 (njëzet e katër mijë e gjashtëqind e shtatë pikë gjashtëdhjetë e tre)
ha, sipas aneksit nr. 7, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën
2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
8. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Balloll”, shpallur “rezervat
natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 330 (treqind e tridhjetë) ha në
323.3 (treqind e njëzet e tre pikë tre) ha, sipas aneksit nr. 8, i cili përmban hartën në shtojcën 1
dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë
përbërëse e tij.
9. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Bogovë”, shpallur “rezervat
natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 330 (treqind e tridhjetë) ha në
342.1 (treqind e dyzet e dy pikë një) ha, sipas aneksit nr. 9, i cili përmban hartën në shtojcën 1
dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë
përbërëse e tij.
10. Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Bredhi i
Kardhiqit” nga “rezervë strikte natyrore” (kategoria I e zonave të mbrojtura) në “rezervat natyror
i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), me sipërfaqe 1 800 (një mijë e tetëqind) ha
në 4 303.6 (katër mijë e treqind e tre pikë gjashtë) ha, sipas aneksit nr. 10, i cili përmban hartën
në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është
pjesë përbërëse e tij.
11. Miratimin e ndryshimit të statusit të ekosistemit natyror “Bredhi i Zhulatit” nga
“monument natyre” (kategoria III e zonave të mbrojtura) në “rezervat natyror i menaxhuar”
(kategoria IV e zonave të mbrojtura), me sipërfaqe 936.2 (nëntëqind e tridhjetë e gjashtë pikë dy)
ha, sipas aneksit nr. 11, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në
shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
12. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Cangonj”, shpallur “rezervat
natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 250 (dyqind e pesëdhjetë) ha në
250.3 (dyqind e pesëdhjetë pikë tre) ha, sipas aneksit nr. 12, i cili përmban hartën në shtojcën 1
dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë
përbërëse e tij.
13. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Dardhë–Xhyrë”, shpallur
“rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 400 (katërqind) ha në
400.3 (katërqind pikë tre) ha, sipas aneksit nr. 13, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën
e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
14. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Gërmenj”, shpallur “rezervat
natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 430 (katërqind e tridhjetë) ha në
1 410 (një mijë e katërqind e dhjetë) ha, sipas aneksit nr. 14, i cili përmban hartën në shtojcën 1
dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë
përbërëse e tij.
15. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Karaburun”, shpallur
“rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 2 000 (dy mijë) ha në
17 490.7 (shtatëmbëdhjetë mijë e katërqind e nëntëdhjetë pikë shtatë) ha, sipas aneksit nr. 15, i
cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet
këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
16. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore “Kune–Vain–Tale dhe
Patok – Fushëkuqe – Ishëm”, shpallur “rezervat natyror të menaxhuar” (kategoria IV e zonave të
mbrojtura), nga 93 93.91 (nëntë mijë e treqind e nëntëdhjetë e tre pikë nëntëdhjetë e një) ha në 8
092.3 (tetë mijë e nëntëdhjetë e dy pikë tre) ha, sipas aneksit nr. 16, i cili përmban hartën në
shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është
pjesë përbërëse e tij.
17. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror/ligatinor “Liqeni i Shkodrës”,
shpallur “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 26 535 (njëzet
e gjashtë mijë e pesëqind e tridhjetë e pesë) ha në 24 049.75 (njëzet e katër mijë e dyzet e nëntë
pikë shtatëdhjetë e pesë) ha, sipas aneksit nr. 17, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën
e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
18. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Polis”, shpallur “rezervat
natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 45 (dyzet e pesë) ha në 45.1
(dyzet e pesë pikë një) ha, sipas aneksit nr. 18, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e
koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
19. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore “Stravaj dhe Sopot”,
shpallur “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 700
(shtatëqind) ha në 1 548.9 (një mijë e pesëqind e dyzet e tetë pikë nëntë) ha, sipas aneksit nr. 19, i
cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet
këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
20. Shpalljen “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) të ekosistemit natyror
“Lugina e Shalës”, me sipërfaqe 10 619.35 (dhjetë mijë e gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë pikë
tridhjetë e pesë) ha, sipas aneksit nr. 20, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e
koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
21. Shpalljen “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) të ekosistemit natyror
“Lugina e lumit Vjosë”, me sipërfaqe 7 989.5 (shtatë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e nëntë pikë
pesë) ha, sipas aneksit nr. 21, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në
shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
22. Shpalljen “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) të ekosistemit natyror
“Munellë”, me sipërfaqe 20 760.05 (njëzet mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë pikë zero pesë) ha,
sipas aneksit nr. 22, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2,
që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
23. Shpalljen “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) të
ekosistemit natyror “Lugina e Gjergjovicës”, me sipërfaqe 2 966.3 (dy mijë e nëntëqind e
gjashtëdhjetë e gjashtë pikë tre) ha, sipas aneksit nr. 23, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe
tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e
tij.
24. Pasuritë kulturore, qendra historike, ansamble historike, zona dhe parqe arkeologjike,
monumente të kulturës dhe zonat e mbrojtura të tyre (që nuk janë pjesë e listës së miratuar të
monumenteve të natyrës), të deklaruara si të tilla, që ndodhen brenda zonave të mbrojtura
mjedisore, janë objekt i legjislacionit në fuqi për trashëgiminë kulturore dhe administrimi i tyre
bëhet nga institucionet përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.
25. Parashikimet e akteve nënligjore të mëparshme, me të cilat janë shpallur zonat e mbrojtura
të përcaktuara në dispozitat e këtij vendimi, zbatohen për aq sa nuk bien ndesh me këtë vendim.
26. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
dhe organet përkatëse të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare.

Previous STUDIM PËR RIVLERËSIMIN E SISTEMIT TË RRJETIT TË ZONAVE TË MBROJTURA MJEDISORE NË SHQIPËRI (1990 – 2019)

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM