Ura të reja bashkëpunimi ndërmjet AKZM dhe Prespa Ohrid Nature Trust-PONT

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura znj. Daniel Pirushi mirëpriti në një takim përfaqësuesin e Baastel z. Pieter Dirckx, z. Taulant Bino dhe përfaqësues nga PONT, znj. Anila Shehu për të prezantuar një mundësi tjetër të bashkëpunimit midis PONT-it dhe AKZM-së, për zonat e mbrojtura të ndërlidhura. Janë 6-të zonat e identifikuara në zonat e fokusit të PONT-it në pellgun ujëmbledhës të Prespa – Ohër dhe që lidhet me Shqipërinë me Shebenik – Jabllanicën, Korab – Sharr, Alpet Shqiptare dhe Pindos – Aaos – Vjosa.

Objektivi i “PONT Connect” është të zhvillojë dhe të testojë strategji për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura të ndërlidhura duke patur si bazë pjesëmarrjen. Ruajtja e këtyre zonave do të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura duke theksuar më tej rëndësinë e biodiversitetit dhe potencialin socio-ekonomik të ruajtjes së tyre si një kontribut për objektivat globale 30×30 dhe Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.

Previous Trajnim mbi “Menaxhimin e ndërhyrjeve për rigjenerimin dhe shëndetësimin e ekosistemeve”

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM