Punimet e shëndetësimit në pyje janë po aq të rëndësishme sa pyllëzimet për të garantuar shërbimet që ofrojnë këto ekosisteme. Në kuadër të projektit #EU4Nature, është përgatitur një paketë rregullatore “Mbi Menaxhimin e Procesit të Ndërhyrjeve të Nevojshme për Rigjenerimin dhe Shëndetësimin e Ekosistemeve në Pyjet e Zonave të Mbrojtura” dhe metodologjia per perllogaritjen e kostove te ketyre punimeve. Dokumentet e përgatitura nga eksperti i projektit në konsultim me specialistët e AKZM dhe AdZM-ve, synojnë të unifikojë, përmirësojë dhe standardizojë punimet për shëndetësimin e pyjeve për të garantuar shërbimet e ekosistemit që ato ofrojnë dhe gjenerimn e të ardhurave.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura së bashku me UNDP Albania dhe me përfaqësues nga 12 Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura, u bë pjesë e trajnimit të mbajtur në Tiranë, për të njohur nga afër këtë paketë rregullatore, si një hap kyç për të implementuar praktika të qëndrueshme që do të ndihmojnë jo vetëm në ruajtjen e natyrës, por edhe në mbështetjen e komuniteteve që jetojnë në afërsi të këtyre zonave.