Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura znj. Daniel Pirushi mirëpriti në një takim përfaqësuesin e Baastel z. Pieter Dirckx, z. Taulant Bino dhe përfaqësues nga PONT, znj. Anila Shehu për të prezantuar një mundësi tjetër të bashkëpunimit midis PONT-it dhe AKZM-së, për zonat e mbrojtura të ndërlidhura. Janë 6-të zonat e identifikuara në zonat e fokusit të PONT-it në pellgun ujëmbledhës të Prespa – Ohër dhe që lidhet me Shqipërinë me Shebenik – Jabllanicën, Korab – Sharr, Alpet Shqiptare dhe Pindos – Aaos – Vjosa.
Objektivi i “PONT Connect” është të zhvillojë dhe të testojë strategji për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura të ndërlidhura duke patur si bazë pjesëmarrjen. Ruajtja e këtyre zonave do të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura duke theksuar më tej rëndësinë e biodiversitetit dhe potencialin socio-ekonomik të ruajtjes së tyre si një kontribut për objektivat globale 30×30 dhe Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.