Në ditët e fundit të këtij viti, zhvilluam një takimi me delegacionin gjerman, partnerë shumë të vyer dhe mbështetës të fuqishëm të nismave, dedikuar mjedisit dhe turizmit.
Mirëpritëm Heike Backofen-Warnecke, drejtuese e divizionit për Europën Juglindore dhe Lindore në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Gjermani, si edhe drejtues e përfaqësues nga KfW, Kooperacioni Gjerman në Shqipëri GIZ dhe Ambasada e Gjermanisë.
Fokus të veçantë i dhamë projektit mbi ricklimin dhe kompostimin në mbi 10 bashki të vendit, e më tej ndam më shumë pika mbi partneritetin për klimën siç u dakodësua në Samitin e Berlinit, si edhe mbi shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.