U mbajt në Tiranë, me prezencë fizike dhe online, takimi i konsultimit me autoritetet dhe grupet e interesit në nivel qendror dhe lokal, në kuadër të procesit të përgatitjes së projekt-propozimit “Integrimi i biodiversitetit në zhvillimin bregdetar dhe planifikimin për turizëm të qëndrueshëm”.
Takimi u përshëndet nga Z. Sofjan Jaupaj, në cilësinë e pikës fokale të Fondit Global për Mjedisin (GEF), në Shqipëri dhe Znj. Daniel Pirushi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Përgjatë takimit u prezantua, si edhe u diskutua me pjesëmarrësit, kuadri logjik i propozimit, rezultatet e pritshme dhe aktivitetet e propozuara për t’u implementuar në kuadër të projekt-propozimit.
Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili po përgatit projekt-propozimin dhe realizon konsultimet në mbështetje të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.