Takim këshillimi mbi projektin “Integrimi i biodiversitetit në zhvillimin bregdetar dhe planifikimin për turizëm të qëndrueshëm”

U mbajt në Tiranë, me prezencë fizike dhe online, takimi i konsultimit me autoritetet dhe grupet e interesit në nivel qendror dhe lokal, në kuadër të procesit të përgatitjes së projekt-propozimit “Integrimi i biodiversitetit në zhvillimin bregdetar dhe planifikimin për turizëm të qëndrueshëm”.

Takimi u përshëndet nga Z. Sofjan Jaupaj, në cilësinë e pikës fokale të Fondit Global për Mjedisin (GEF), në Shqipëri dhe Znj. Daniel Pirushi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Përgjatë takimit u prezantua, si edhe u diskutua me pjesëmarrësit, kuadri logjik i propozimit, rezultatet e pritshme dhe aktivitetet e propozuara për t’u implementuar në kuadër të projekt-propozimit.

 

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili po përgatit projekt-propozimin dhe realizon konsultimet në mbështetje të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Previous Në shtigjet e dhisë së egër në Parkun Kombëtar të Prespës

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM