Në Parkun Kombëtar të Llogarasë do të gjeni shtegun më të ri të Biçikletave, një alternative e re për të eksploruar në forma edhe më interesante, zonat e mbrojtura. Përgjatë tij, ju do të mund të eksploroni pyllin e dendur të Llogarasë, të pasur me Pishë të egër dhe Bredhin e Maqedonisë, shpendët e shumtë si edhe atraksionin më interesant të zonës, siç është “Sterra e Kujunxhiut”.
Shtegu u realizua falë projektit “Rritja e qendrueshmërisë financiare të rrjetit të ZM në Shqipëri”, zbatuar nga UNDP Albania dhe financuar nga GEF dhe MTM.