Pas 2 muajsh, Konkursi Ndërkombëtar i Dizajnit për krijimin e “Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit” për Parkun Kombëtar të Vjosës u finalizua me sukses. Kjo është një nismë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura e cila do të shërbejë si një mundësi unike ku vizitorët do të fillojnë eksplorimin e tyre dhe do të mësojnë rreth vlerave kulturore dhe natyrore të parkut.
Shumë mendje të pasionuara dhe krijuese ishin pjesë e misionit tonë të çmuar për të nxjerrë në pah trashëgiminë e jashtëzakonshme të një prej Lumenjve të Fundit të Egër në Evropë, dhe mes tyre, ne jemi të lumtur të njoftojmë se studioja arkitekturore fituese është: CEBRA A/S & Arup International Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO Architects.
Dëshirojmë të falenderojmë çdo kandidat që ishte pjesë e këtij rrugëtimi të mrekullueshëm dhe mezi presim t’ju bëjmë me dije hapat në vijim.
—————————
After 2 months, the International Design Competition for the creation of “The Multifunctional Centre and Information Stations” for Vjosa National Park was successfully finalized. This is an initiative of the Ministry of Tourism and Environment of Albania and the National Agency of Protected Areas and will serve as a gateway where visitors will begin their exploration and learn about the park’s cultural and natural values.
Many passionate and creative minds were part of our mission to cherish and highlight the extraordinary heritage of one of the Last Wild Rivers in Europe, and among them, we are glad to announce that the winning architectural studio is: CEBRA A/S & Arup International Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO Architects.
We want to thank every candidate and everyone involved in the process for being part of this amazing journey and can’t wait to update you about the steps that await us.