Perspektiva për të shtrirë bashkëpunimin midis AKZM dhe PONT edhe në zona të tjera, mblodhi në Parkun Kombëtar të Dajtit përfaqësues dhe drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, PONT, ekspertë, si edhe drejtorët e AdZM Kukës, Shkodër, Dibër, Elbasan, Korçë, Berat, Gjirokastër dhe Tiranë.
Një vit nga shpallja e Lumit tё Egёr tё Vjosёs Park Kombёtar, puna është orientuar për t’i dhënë menaxhimit të Vjosës vizionin e duhur, tashmë edhe në bashkëpunim me PONT-in. Pёrfshirja e Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa nё kёtё nismё tё vlerёsimit potencial tё zgjerimit tё mbёshtetjes sё PONT-it, do tё kontribuojë nё adresimin e qartё tё sfidave tё menaxhimit tё saj duke patur parasysh shtrirjen dhe rёndёsinё qё ka.
Bashkëpunimi i PONT pritet të shtrihet edhe në: Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit”, Parku Kombёtar “Mali i Dajtit” dhe Parku Natyror “Mali me Gropa – Bizё – Martanesh”. Një proces ky mjaft i rëndësishëm, i cili pritet të përfundojë në muajin nëntor 2024.