Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në qytetin e Vlorës, u mbajt eventi përmbyllës në kuadër të projektit “NaturAlbania”. Një projekt i zbatuar nga tre shoqata italiane (VIS Albania, Celim, CESVI) në bashkëpunim me AKZM-në dhe financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), i implementiar në pesë AdZM (Vlorë, Fier, Tiranë, Shkodër dhe Gjirokastër), në nëntë zona të mbrojtura.
Qëllimi i projektit ishte ruajtja e biodiversitetit dhe rritja e kapaciteteve menaxhuese të organeve kompetente, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, rritjen e aksesit turistik, rritjen e aftësive operacionale të stafit tekniko-administrativ dhe promovimin e një kulture të gjerë të përdorimit të përgjegjshëm të burimeve natyrore, veçanërisht nga komunitetet lokale.
Takimi u përmbyll në Qendrën e Rekuperimit të Breshkave të Detit në Vlorë, e para qendër e këtij lloji në Shqipëri, një nga produktet më të rëndësishme të projektit.