Dr. Matthias Gruninger prezantoi para Drejtoreshës së Përgjithshme të AKZM, znj. Daniel Pirushi dhe të gjithë kolegëve të pranishëm “Raportin mbi Progresin e Zbatimit për Projektin e Prespës dhe mbi vizitën e zhvilluar në Parkun Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë dhe në Parkun Kombëtar të Prespës”.
Misioni vlerësoi zbatimin e projektit në Shqipëri dhe bashkëpunimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për të çuar përpara iniciativat e suksesshme, si edhe për të riprodhuar modele të suksesshme edhe në zona të tjera të mbrojtura.