Përmbyllet Konkursi Kombëtar “Kullat e Vrojtimit – Inteligjenca Natyrale, Artificiale dhe Kolektive”

Konkursi Kombëtar “Kullat e Vrojtimit – Inteligjenca Natyrale, Artificiale dhe Kolektive” kulmoi me prezantimin publik të tre projekteve fituese, duke sjellë së bashku studentë të arkitekturës, ekspertë, institucione dhe partnerë ndërkombëtarë në një diskutim mbi të ardhmen e zonave të mbrojtura në Shqipëri. I organizuar nga  Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe  Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), në kuadër të projektit EU4Nature, konkursi krijoi një platformë ku të rinjtë transformuan idetë e tyre në projekte konkrete me potencial real për t’u zbatuar në territor.
Gjatë aktivitetit u prezantuan tre projektet fituese, të zhvilluara përgjatë muajve të fundit nga studentët fitues, tashmë profesionistë të rinj të angazhuar në programin EU4Nature. Projektet propozojnë kulla vrojtimi të vendosura në zona të mbrojtura të vendit, të konceptuara jo vetëm si struktura për monitorimin e faunës dhe zbulimin e hershëm të zjarreve në pyje, por edhe si pika interpretimi mjedisor dhe edukimi për vizitorët. Përmes integrimit të teknologjive bashkëkohore dhe qasjeve të qëndrueshme të projektimit, këto ndërhyrje synojnë të forcojnë lidhjen mes natyrës, inovacionit dhe përfshirjes së komunitetit.
Ngjarja shërbeu gjithashtu si një moment reflektimi mbi rolin e të rinjve në proceset e projektimit dhe menaxhimit të territorit, duke dëshmuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, universiteteve dhe partnerëve ndërkombëtarë mund të gjenerojë zgjidhje inovative për mbrojtjen dhe promovimin e pasurive natyrore të Shqipërisë. Konkursi përfaqëson një model të suksesshëm të ndërthurjes së edukimit, kreativitetit dhe angazhimit institucional në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura.
Aktiviteti u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve publike, akademisë, organizatave partnere dhe profesionistëve të fushës, duke shënuar përmbylljen e një procesi kombëtar që nisi në nëntor 2025 dhe që synon të shërbejë si një shembull i mirë i përfshirjes së të rinjve në projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e turizmit natyror në Shqipëri.
Previous Përmbyllet me sukses projekti “VITA VJOSA”

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM