U zhvillua eventi përmbyllës i projektit “VITA VJOSA”, një iniciativë e financuar nga AICS – Italian Agency for Development Cooperation dhe zbatuar nga CESVI në partneritet me AKZM, CELIM, AKT, Bashkinë Milano, Juvenilia dhe AITR. Projekti synoi promovimin e turizmit të përgjegjshëm dhe zhvillimin ekonomik lokal përgjatë lumit Vjosa, duke ruajtur biodiversitetin dhe trashëgiminë natyrore e kulturore të zonës.
Gjatë aktivitetit, AKZM prezantoi “VITA Vjosa Trail”, itinerarin natyror përgjatë lumit Vjosa, ku janë rehabilituar dhe shënjuar rreth 75 km shteg përgjatë brigjeve të lumit, në funksion të promovimit të turizmit të qëndrueshëm dhe vlerave unike të Parkut Kombëtar Lumi Vjosa.