Parku Kombëtar, Tomorr

Mali i Tomorrit është një mal i veçantë e mbresëlënës të cilin mund ta vizitoni në çdo periudhë të vitit. Që nga larg ky mal të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore, bukuritë e të cilit janë evidente në çdo stinë.

Ku park kombëtar ndodhet në Lindje të qytetit të Beratit dhe në Veriperëndim të qytetit të Çorovodës.

Ai nuk është vetëm mali më i veçantë në Shqipëri por është cilësuar edhe si më enigmatiku, si pasojë e shumë gojëdhënave që ekzistojnë për të.

Rrugët nëpërmjet të cilave mund të shkoni ta vizitoni janë këto: Berat- Dardhë, Berat-Tomorr, Berat-Lybesh, Berat- Kapinovë, Berat – Poliçan – Pronovik- Qafa e Kulmakut, Berat – Poliçan – Çorovod- Gjerbës -Trebel – Dumck – Romas – Terov.

Stina e verës është një moment i mirë për ta vizituar këtë mal pasi përveç gjelbërimit që do t’ju mbushë me ajër të pastër do të ndjeni një freski të lehtë pavarësisht diellit të nxehtë që keni lënë në vendin tuaj.

Rrobulli, ahu, lisi, ashja, shkoza, lajthia, dëllinjë, frashër, mëlleza, thana, mare, shqopa, lojfata, etj, si dhe 6 lloje bimësh endemike, mes të cilave Astragalus Autroni, si lloj endemik i cili ndodhet vetëm në Malin e Tomorit janë përfaqësuesit specifik të florës dhe faunës në këtë vend.

Përsa i përket kafshëve dhe shpendëve të egra përbëhet nga këto lloje: Ariu i murmë, ujku, dhia e egër, derri i egër, mace e egër, lepuri i egër, dhelpra, kunadhja, baldosa, ketri, shqiponja, gjeli i egër, fëllëza e malit, disa lloje skifteresh, mëllinja, si dhe disa lloje të tjera zogjsh.

Në këtë Park Kombëtar ju nuk do të gjeni vetëm monumente natyrore të tilla si Rrapi i Lybeshës, Shpella e Kapinovës, Sterra e Prosekut, Serra e Katafiqit, Sterra e Kakrukës, Cirqet Akullnajore të Tomorrit, Stera Uvlën (Pusi Ramijës), Morenat Akullnajore të Ujanikut, Vrima e Dragojt, Qafa e Kulmakut, Robulli i Kulmakut por edhe objekte kulturore fetare e historike saç është edhe Teqeja e Abaz Aliut, e cila është një arsye e fortë e shumë vizitorëve të këtij parku.

Mali Tomorrit PK pasaporta

Previous Parku Kombëtar Valbonë

Leave Your Comment

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM