Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është përfshirë në zbatimin e projektit EU4Nature – Strengthening the Management of Protected Areas in Albania, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Projekti mbështet modernizimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura përmes përmirësimit të kuadrit institucional, forcimit të kapaciteteve teknike dhe promovimit të partneriteteve ndërmjet institucioneve publike, shkencës dhe komuniteteve.
Një nga komponentët kryesorë të projektit është “Youth for Nature”, i cili synon përfshirjen e të rinjve profesionistë në veprimtari konkrete që lidhen me ruajtjen, monitorimin dhe promovimin e vlerave të zonave të mbrojtura. Përmes këtij komponenti, AKZM do të angazhojë 20 profesionistë të rinj për zonat e mbrojtura për një periudhë dy mujore, të cilët do të mbështesin stafet e administratave rajonale në zbatimin e aktiviteteve të projektit dhe në forcimin e ndërveprimit me komunitetet vendore.
Gjeni më poshtë të gjitha të dhënat e nevojshme për aplikimin në pozicionet e kërkuara:
Informacion mbi aplikimin