Ujërat Termale të Bënjës, Monumet Natyre, përbëjnë destinacionin natyror më të vizituar në qarkun e Gjirokastrës, për vlerat natyrore, kurative dhe rekreative që ato kanë. AdZM Gjirokastër informon dhe promovon vazhdimisht vizitorët e shumtë me këto vlera.
Tashmë Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financim të BB dhe MTM filloi zbatimin e projektit për përmirësimin e infrastrukturës në Ujërat Termal të Bënjës dhe kthimin e tyre në një destinacion turistik bashkohorë. Përmirësimi i infrastrukturës dhe krijimi i kushteve për vizitorët është objektivi kryesor i AKZM-së.