Në vijim të pjesëmarrjes së Ministrit të Mjedisit, Z. Sofjan Jaupaj, në edicionin e 17-të të “Monaco Blue Initiative”, organizuar në Monako, Shqipëria po e konkretizon bashkëpunimin ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit detar. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Société des Explorations de Monaco (Monaco Explorations) kanë nënshkruar Marrëveshjen e Partneritetit për zhvillimin e “Mediterranean Missions – Albania Mission”, duke sjellë në Shqipëri kërkim shkencor ndërkombëtar dhe bashkëpunim të ri për mbrojtjen e biodiversitetit detar.
Monaco Explorations është një platformë ndërkombëtare që mbështet angazhimin e Princit Albert II të Monakos për eksplorimin, njohjen dhe mbrojtjen e oqeanit, përmes kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Misioni në Shqipëri do të jetë i treti në serinë “Mediterranean Missions”, pas Greqisë në vitin 2025 dhe Marokut në vitin 2027.
Misioni do të zhvillohet gjatë shtator–tetorit 2027, për rreth 20 ditë.Përmes kërkimit shkencor, mbledhjes së të dhënave mbi biodiversitetin detar dhe aktiviteteve edukative e ndërgjegjësuese, misioni do të kontribuojë në rritjen e njohurive, forcimin e bashkëpunimit shkencor dhe mbrojtjen e ekosistemeve detare.