Takim me përfaqësues të UNDP dhe QKFF të Fakultetit të Shkencave të Natyrës për zonat e propozuara Natura 2000

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilloi një takim me përfaqësues të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunës (QKFF) të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në kuadër të projektit EU4Nature. Takimi u përqendrua në përgatitjen e Formularëve Standardë të të Dhënave (SDF) për zonat e propozuara Natura 2000.
Në takim morën pjesë znj. Juxhina Spahiu, Drejtoreshë e Përgjithshme e AKZM-së, si dhe përfaqësuesit e QKFF-së: Prof. Dr. Julian Shehu, Përgjegjës i Qendrës, Prof. Asoc. Dr. Ermelinda Gjeta, Prof. Asoc. Dr. Skerdilajd Xhulaj dhe Prof. Asoc. Dr. Eltjon Halimi.
Ekspertiza kërkimore dhe të dhënat e QKFF-së mbi florën, faunën dhe biodiversitetin përbëjnë një mbështetje të rëndësishme shkencore për këtë proces, duke kontribuar në cilësinë dhe saktësinë e informacionit të nevojshëm për SDF-të.
Puna do të vijojë në koordinim me UNDP-në dhe sipas afateve të përcaktuara në kuadër të Kapitullit 27, për të avancuar krijimin e rrjetit Natura 2000 dhe për të forcuar mbrojtjen e biodiversitetit në Shqipëri.
Previous NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM