Përgjatë qëndrimit në Montreal, Ministrja Kumbaro zhvilloi një takim me homologen Yasmine Fouad, Ministre e Mjedisit të Egjiptit, në të cilin u nënshkrua memorandum i bashkëpunimit mes dy institucioneve. Një urë e re lidhëse, në të cilën bashkojmë forcat për projekte te reja në mbrojtje të mjedisit, zonave të mbrojtura. Egjipti vjen me një eksperiencë të shkëlqyer pas organizimit të COP27, përgjatë këtij viti.