“Njeriu dhe biosfera” Vjosa në UNESCO ishte tema e tryezës së gjelbër e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, më datë 27 maj, pranë mjediseve të Fakultetit të Shkencave Natyore dhe Humane, të qytetit të Korçës.
Në prezencë të Znj. Monica Merino, përfaqësuese e UNDP-së në Shqipëri, Znj. Daniel Pirushi, Drejtor i Përgjithëshm AKZM, Z. Nertil Jole, Prefekt i qarkut Korçë dhe Kryetari i Komitetit të Menaxhimit, Z. Sotiraq Filo, Kryetar Bashkia Korçë, Znj. Violeta Zuna, Menaxhere programi, UNDP, Z. Gjergji Koki, Drejtor i AdZM Korçë, Z. Dejan Panovski, anëtarë i Sekretariatit të përbashkët për nominimin e RNB Ohër-Prespa, përfaqësues nga Bashkia Pogradec, Korçë, Maliq, Kolonjë Pustec, ALCDF, Aceg, PPNEA, Prof. Dr. Sonela Stillo, Dekane e Fakultetit të shkencave të natyrës dhe humane dhe Dr. Elda Nuni, zv. Dekane, pedagogë dhe studentë, ndamë hapat e rinjë dhe me shumë rëndësi, që do të ndërmarrim për Vjosën.