Është mbajtur në Qendrën e Informacionit Ulëz, mbledhja e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura.
Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër Z. Nexhbedin Shehu dhe me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Znj. Daniel Pirushi, u pasqyrua situata aktuale, problematikat si dhe vizioni për të ardhmen e Parkut Natyror “Liqeni i Ulzës”.