Mbahet në Tiranë Forumi Ndërkombëtar i Turizmit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit organizon më datat 3, 4 dhe 5 prill në Tiranë forumin ndërkombëtar të turizmit “FESTA—The Future of Environmental and Sustainable Tourism”. 

Në këtë organizim të nivelit të lartë marrin pjesë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO (Organizatës Botërore të Turizmit) Zurab Pololikashvili, Zv/Presidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian Frans Timmermans, Kryeministri Edi Rama, ministra të turizmit nga më shumë se 10 vende, investitorë, drejtues kompanish, drejtues të agjencive të turizmit etj. 

Me pjesëmarrjen e më shumë se 40 shteteve dhe 300 të pranishmëve, ky forum është organizuar në një ceromoni hapjeje dhe 7 panele tematike në të cilat do të diskutohet roli i qeverive, strategjitë, mundësitë dhe e ardhmja e turizmit të qëndrueshëm. 

Java 3-8 prill është quajtur Java e Turizmit Shqiptar. Pas mbylljes së forumit ndërkombëtar për turizmin e qëndrueshëm “FESTA-Forum”, eventet për turizmit do të vazhdojnë në panairin më të madh të turizmit në Shqipëri, “Expo Turizëm 365”.

“Në Shqipëri, të gjitha mediat kombëtare, të gjithë turoperatorët, ku të gjitha bizneset, sektori privat dhe publik gjejnë vendin e vogël me një model të veçantë: atë të turizmit të përgjegjshëm, të turizmit që respekton mjedisin. Kjo është Shqipëria që duam dhe për këtë, gjatë gjithë javës që vjen, nga Pallati i Kongreseve deri në “Expocity”, midis paneleve shumë të rëndësishme dhe midis panairit ju mirëpresim të gjithëve sepse përpara kemi një sezon fantastik turistik”është shprehur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në një deklaratë zyrtare për këtë event. 

 Më 3 prill, në Pallatin e Kongreseve, prof. Bettany Hughes, historiane, autore dhe figurë e njohur televizive në Mbretërinë e Bashkuar do të hapë eventin, në një ceremoni dedikuar Shqipërisë me me pjesëmarrjen e veçantë të Frans Timmermans, Zv/President Ekzekutiv i Komisionit Evropian për Marrëveshjen e Gjelbër, Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashivili dhe kryeministrit Edi Rama. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro do të mbajë fjalën e saj përshëndetëse në cermoninë e hapjes për t’u dhënë mirëseardhjen të pranishmëve në këtë event dhe për t’i ftuar të eksplorojnë potencialet e Shqipërisë. 

Më 4 prill, agjenda e forumit nis me panelin e parë tematik: “Roli i Qeverive në formësimin e agjendave turistike të së ardhmes”. Në këtë panel janë pjesëmarrës zyrtarët e profilit më të lartë politikëbërës nga Ballkani dhe Evropa si ministrat, kryetarët e bashkive, sekretarët e shtetit dhe aktorët e tjerë në krye të kësaj industrie, të cilët do të ndajnë përvoja dhe do të frymëzojnë strategjitë kreative. 

Paneli i dytë i FESTA-forum me temë “Perspektivat e investimeve strategjike” mbledh politikëbërës, personalitete të spikatura në fushën e hoteleri-turizmit, udhëtimit e financave për të ndarë njohuritë e tyre në mundësitë kyçe që shpalos sot industria e udhëtimit dhe mikpritjes. 

Gjatë panelit të tretë, “Bashkimi Evropian dhe donatorët në zhvillimin e strategjive mbi turizmin” përfaqësuesit e industrive të udhëtimit dhe turizmit kanë mundësinë të mësojnë më shumë për perspektivat e investimeve dhe strategjitë e zhvillimit përmes diskurseve të ministrave, ambasadorëve dhe aktorëve të tjerë kyç të sektorit. 

Dita e tretë e forumit ndëkrombëtar të turizmit të qëndrueshëm (5 prill) nis me panelin e katërt “Brandimi i destinacioneve të qëndrueshme dhe tendencat e fundit”. 

Paneli i pestë “Profesionet, aftësitë dhe mikpritja” diskuton rëndësinë e profesioneve, aftësive dhe standardeve të mikpritjes në turizëm. 

Paneli i gjashtë i dedikohet Turizmit kulturor dhe aktiv, ndërsa FESTA-Forum mbyll siparin me panelin e shtatë: “Turizmi Bujqësor, rural dhe i gastronomisë”. 

FESTA-Forum: “The Future of Environmental and Suistanable Tourism in Albania” mbështetet nga partnerët: EUSAIR, SASPAC, Interreg, GIZ Albania, UNDP Albania dhe Risi Albania.

Previous Shqipëria shpallet shteti i gjelbër për muajin mars, sipas gjigandit mediatik Euronews International

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM