Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Tiranë përmbylli sot takimin në prezencë të Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura znj. Daniel Pirushi, Prefekti i Qarkut Tiranë z. Afrim Qëndro, AdZM Tiranë dhe Durrës, përfaqësues të institucioneve të qeverisjes qendrore dhe vendore, përfaqësues të bizneseve në zonat e mbrojtura, etj.
Objektivat, problematikat, vizioni, promovimi sa më cilësor i zonave të mbrojtura pjesë e Qarkut Tiranë, si dhe risitë e amendimit të Ligjit për zonat e mbrojtura ishin ndër pikat mbi të cilat të pranishmit ndanë përvojat dhe mendimet.