Në Prefekturën e Qarkut Shkodër u zhvillua Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të Qarkut Shkodër.
Takimi nisi me prezantimin dhe diskutime mbi risitë që sjell amendimi i Ligjit për zonat e mbrojtura, si dhe detyrimet që lindin në zbatim të tij, për të vijuar më tej me problematikat e hasura nga numri i lartë i turistëve që frekuentojnë shtigjet e vështira natyrore në Parkun Kombëtar të Alpeve dhe të gjitha strategjitë e menaxhimit të territoreve të zonave të mbrojtura pjesë e qarkut.
Prezent në takim ishin Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura znj. Daniel Pirushi, Prefekti i Qarkut Shkodër znj. Majlinda Angoni, përfaqësues të institucioneve të qeverisjes qendrore dhe vendore, organizata, përfaqësues të bizneseve në zonat e mbrojtura, etj.