Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Korçë përmbylli sot të gjitha pikat e diskutimit për të cilat ndanë vizionet, problematikat, arritjet dhe mendimet të gjithë të pranishmit.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, Prefekti i Qarkut Korçë z. Nertil Jole, AdZM Korçë, si dhe të gjithë pjesëmarrësit vendosen theksin mbi nevojën e hartimit të Planeve të Menaxhimit për disa prej zonave të mbrojtura pjesa e Qarkut Korçë; problematikat dhe përmirësimit e mirëmenaxhimit të Rezervës Ndërkufitare e Biosferës Ohër-Prespë, në të cilën përfshihen 7 zona të mbrojtura në rajonin ndërkufitar dhe gjithashtu u prezantuan edhe risitë që sjell amendimi i Ligjit për zonat e mbrojtura, si dhe detyrimet që lindin në zbatim të tij.