Është mbajtur Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Durrës, në prezencë të Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, Prefekti i Qarkut Durrës z. Emiljan Jani, AdZM Durrës, pjesëmarrës nga Bashkia Durrës, Bashkia Krujë, Prefektura Tiranë, bashkëpunëtorë, etj.
Përgjatë takimit u prezantuan risitë që sjell amendimi i Ligjit për zonat e mbrojtura, si dhe detyrimet që lindin në zbatim të tij. U diskutua mbi hartimin e Planeve të Menaxhimit për disa prej zonave të mbrojtura të Qarkut Durrës; përmirësimi i infrastrukturës në shtigjet natyrore, për të lehtësuar eksplorimin e vizitorëve në parqe; masat e marra për parandalimin e zjarreve.