Mbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Qarkut Tiranë

U zhvillua ditën e sotme takimi i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore, Qarku Tiranë, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Tiranë dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendore, si dhe të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM).
Gjatë takimit u theksua rëndësia e zonave të mbrojtura, veçanërisht Parku Kombëtar “Mali i Dajtit”, si dhe u evidentuan problematikat aktuale dhe prioritetet për periudhën në vijim.
Nga ky takim u konstatuan problematika si rreziku i zjarreve gjatë verës dhe prania e mbetjeve urbane në Zall-Bastar. U vendosën masa për forcimin e bashkërendimit ndërinstitucional, rritjen e kontrollit në terren dhe organizimin e një aksioni për pastrimin e mbetjeve.
Previous Mbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Qarkut Korçë

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM