U zhvillua ditën e sotme takimi i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore, Qarku Korçë, nën drejtimin e Prefektes së Qarkut Korçë dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendore si dhe të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM).
Gjatë takimit u diskutua mbi punën e AdZM-së Korçë në PMTU “Liqeni i Pogradecit” dhe PM “Guri i Nikës – Valamarë – Lenie”, si dhe u evidentuan problematikat aktuale dhe prioritetet për periudhën në vijim.
Pjesëmarrësit e komitetit trajtuan gjithashtu problematikat kryesore që hasen në terren dhe propozuan së bashku zgjidhje konkrete për adresimin e tyre.
Komiteti synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura mjedisore.