Komiteti i Menaxhimit për zonat e mbrojtura mjedisore të Qarkut Korçë u përmbyll sot në një tryezë diskutimi të drejtuar nga Prefekti i Qarkut Korçë z. Nertil Jole dhe Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura znj. Daniel Pirushi, në të cilën u trajtuan rezultat e arritura përgjatë vitit 2024 në mirëmenaxhimin e zonave të mbrojtura, si dhe u parashtruan synimet për vitin 2025.
Përgjatë takimit u diskutua edhe mbi rishikimin e elementëve tekniko-formalë të VKM-ve të shpalljes së zonave të mbrojtura.